Formacionet zyrtare: Inter – Milan
Derbi Della Madonnina rikthehet përsëri, ku kësaj radhe Inter dhe Milan do të jenë në përballje me njëra tjetrën në ndeshjen të vlefshme për Kupën e Italisë.
Sport
Të dy palët (të kombinuara) kanë fituar vetëm një trofe që nga sezoni 2010-11, kur Milani fitoi Kupën e Italisë duke mposhtur Juventusin në penallti gjatë vitit 2016.
Presioni po rritet mbi menaxherin e Interit, Antonio Conte për të fituar duke pasur parasysh investimin që kanë bërë këto vitet e fundit.
Në anën tjetër, një avantazh i Milanit është pozita e parë në tabelë duke i dhënë një rritje morali psikologjike skuadrës.
Formacionet zyrtare për këtë ndeshje, janë këto:
Milan: Tatarusanu; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Meite, Kessie, Saelemaekers; Diaz, Leao, Ibrahimovic
Inter: Handanovic; Skrinar, De Vrij, Kolarov; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Alexis/Lajmi.net/