Formacionet zyrtare Brentford – Liverpool

Liverpool do të luajë sonte ndaj skuadrës së promovuar në Premier Ligë këtë sezon, Brentford, duke filluar nga ora 18:30.

Sport

25/09/2021 17:41

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Brentford XI: Raya, Ajer, Jansson, Pinnock, Canos, Onyeka, Nørgaard, Janelt, Henry, Mbeumo, Toney.

Liverpool XI: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Jones, Mane, Salah, Jota.

Kjo është hera e parë që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën që nga viti 1989, gjersa do të jetë përballja e tyre e parë në ligë që nga viti i largët 1947.

“Të Kuqtë” kanë aktualisht ecurinë më të gjatë pa humbje në divizion, duke qenë të pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, me 12 fitore e tri barazime.

Me një fitore potenciale, “The Reds” do të siguronin pozitën e parë në tabelë pas xhiros së gjashtë në Premier Ligë. /Lajmi.net