Formacionet e mundshme: Rumani – Shqipëri

Shqipëria dhe Rumania e zhvillojnë sonte nga ora 21:00, ndeshjen e fundit në grupin A.

Sport

19/06/2016 09:26

Gianni de Biasi tashmë e ka në kokë formacionin me të cilin do të luajë kundër Rumanisë.

Në portë do të jetë si gjithnjë Berisha. Reparti i mbrojtjes do të jetë i njëjti me një pikëpyetje të vogël. Do të kthehet Lorik Cana, apo De Biasi do të mbajë sërish dyshen Ajeti-Mavraj?

Mungesë e rëndësishme do të jetë edhe ajo e Kukelit, i cili për shkak të kartonëve nuk do të luajë ndaj Rumanisë.

Në vend të Kukelit, me shumë mundësi do të aktivizohet Migjen Basha. Ndërkohë, pjesa tjetër do të jetë e njëjtë me atë të sfidës me Francën, transmeton Top Channel.

Për Rumaninë, Tatarusanu do të jetë në portë, Sapunaru, Chiriches, Grigore dhe Matel në mbrojtje, në mesfushë do të radhiten Sanmartean, Hoban, ndërsa Popa, Nicolae Stanciu dhe Bogdan Stancu do të mbështesin në sulm Florin Andone.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.