Formacionet e mundshme: Itali – Poloni

Italia është nikoqir i Polonisë, ndeshje e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kombeve.

Sport

15/11/2020 11:40

Vendasit do jenë pa disa nga lojtarët kryesorë si Leonardo Bonucci dhe Ciro Immobile, që kanë kryer përsëri testet për Covid-19, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu të Italia nuk do jetë trajneri Roberto Mancini që ka rezultuar pozitiv dhe do zëvendësohet nga Alberico Evani.

Formacionet e mundshme:

Itali (4-3-3): Donnarumma; Florenzi, Bastoni, Acerbi, Emerson; Locatelli, Jorginho, Barella; Bernardeschi, Belotti, Insigne.

Poloni (4-3-1-2): Szczesny; Kedziora, Glik, Bednarek, Bereszynski, Szymansk; Krychowiak, Grosicki; Moder; Zielinski, Lewandowski.

Ndeshja nis në ora 20:45./Lajmi.net/