Formacionet e mundshme: Chelsea – Man City

Derbi i madh anglez mes Chelseat dhe Manchester Cityt zhvillohet sonte.

Sport

25/06/2020 10:33

Chelsea dhe Manchester City luajnë sonte nga ora 21:15, në kuadër të xhiros së 31-të të Premierligës.

Chelsea aktualisht është në vendin e katërt në tabelë, por duhet të ruajnë ‘shpinën’ pasi Manchester United ditoi dje 3-0 dhe është vetëm dy pikë larg.

Manchester City ka qenë në formë të mirë që nga rinisja e sezonit. Lojtarët e Pep Guardiola kanë regjistruar fitore kundër Arsenalit dhe Burnley me tetë gola të shënuar dhe asnjë të pranuar.

Para ndeshjes janë publikuar formacionet e mundshme të këtij derbi:

Chelsea: (4-3-3): Kepa; Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Alonso; Kante, Jorginho, Kovacic; Willian, Giroud, Pulisic

Manchester City: (4-3-3): Ederson; Walker, Fernandinho, Laporte, Mendy; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Jesus, Sterling. /Lajmi.net/