Formacionet e mundshme: Brentford – Liverpool

Sot luhen ndeshjet e radhës në Premier Ligë.

Sport

25/09/2021 11:55

Liverpooli do të jetë mysafirë i Brentfordit sonte nga ora 18:30, lajmi.net.

“The Reds”, janë në një formë të mirë pasi ndodhen në pozitën e dytë me 13 pikë të grumbulluara pas pesë xhirove të para.

Edhe Brentfordi po befason me paraqitjet e mira, skuadra e sapo inkuadruar në Premier Ligë ka tetë pikë aktualisht në pozitën e nëntë.

Ekipi i Jurgen Kloop do të kërkojë vetëm fitore sonte, ndërsa Brentford para tifozëve të saj beson që mund të shkaktojë befasi.

Këto janë formacionet e mundshme të dyja skuadrave:

Brentford: Raya; Ajer, Pinnock, Jansson; Canos, Norgaard, Ghoddos, Janelt, Henry; Mbeumo, Toney

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Matip, Robertson; Henderson, Fabinho, Jones; Salah, Jota, Mane /Lajmi.net/