Formacionet e mundshme: Arsenal – Liverpool

Sonte (e enjte) do zhvillohet gjysmëfinalja e dytë ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit, në kuadër të "EFL Cup".

Sport

20/01/2022 09:11

Takimi i parë përfundoi pa gola në “Anfield”, andaj dy skuadrat do bëjnë çmos për fitore që të sigurojnë kualifikimin në finale, shkruan lajmi.net.

Pritet që si Arsenal ashtu edhe Liverpool të luajnë me 11-shën më të mirë, ngase duan trofeun e parë për këtë vit.

Formacionet e mundshme:

Arsenal (4-4-1-1): Ramsdale; Tierney, Gabriel, Holding, Tomiyasu; Martinelli, Lokonga, White, Saka; Odegaard; Lacazette

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Jones; Jota, Firmino, Minamino

Takimi nis në ora 20:45./Lajmi.net/