Forcat shqiptare gati për misionin në Kosovë – Ministri Vengu vlerëson profesionalizmin e Batalionit Komando
Efektivët e Batalionit Komando të Forcave të Armatosura të Shqipërisë po marrin pjesë në stërvitjen paradislokuese “KFOR ‘36” në Hohenfels të Gjermanisë, në kuadër të përgatitjeve për dislokimin në misionin e KFOR-it në Kosovë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nga terreni në Hohenfels, vlerësoi lart profesionalizmin, disiplinën dhe gatishmërinë e trupave shqiptare, duke theksuar përkushtimin…
Lajme
Efektivët e Batalionit Komando të Forcave të Armatosura të Shqipërisë po marrin pjesë në stërvitjen paradislokuese “KFOR ‘36” në Hohenfels të Gjermanisë, në kuadër të përgatitjeve për dislokimin në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nga terreni në Hohenfels, vlerësoi lart profesionalizmin, disiplinën dhe gatishmërinë e trupave shqiptare, duke theksuar përkushtimin e Forcave të Armatosura në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.
“Mirëmëngjes nga Hohenfels, Gjermani, ku efektivët e Batalionit Komando janë në terren në stërvitjen paradislokuese ‘KFOR ‘36’. Profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri aty ku kërkohet më shumë. Jemi NATO — në personel, në përgatitje dhe në mbrojtje të sigurisë kolektive”, u shpreh ministri Vengu. /Lajmi.net/