Fondacioni për ish-presidentin: Biden “Thaçi është Xhorxh Uashingtoni i Kosovës”

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, pas inaugurimit të Presidentit të 46-të të SHBA-së, Joe Biden, ka publikuar një video teksa Biden e kishte quajtur Thaçin “Xhorxh Uashingtoni i Kosovës”.

Lajme

20/01/2021 20:22

“Jemi të bekuar përjetësisht me miqësinë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Jemi të bekuar edhe me mikun e madh të Kosovës dhe mikun e Presidentit Thaçi, Presidentin e 46-të të SHBA-së, Joe Biden.”, thuhet në tekstin që shoqëron këtë video.