Fofana dëshiron kalimin te Chelsea – nuk stërvitet me ekipin e parë të Leicester Cityt
Wesley Fofana e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga Leicester City. Lojtari që prej kohësh e ka synim që t’i bashkohet Chelseas, skuadër e cila është duke e kërkuar që nga hapja e merkatos. Duke marrë shkas nga kjo situatë, Brendan Rogers nuk është duke e përfshirë lojtarin në stërvitjet me…
Sport
Wesley Fofana e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga Leicester City.
Lojtari që prej kohësh e ka synim që t’i bashkohet Chelseas, skuadër e cila është duke e kërkuar që nga hapja e merkatos.
Duke marrë shkas nga kjo situatë, Brendan Rogers nuk është duke e përfshirë lojtarin në stërvitjet me klubin.
Francezi po trajnohet me grupmoshat U23.
Në një intervistë të dhënë së fundi, trajneri i “Dhelprave” tha se e gjithë situata me mbrojtësin do të sqarohet pas mbylljes së merkatos. /Lajmi.net/