Foden refuzoi ofertën e parë të City, por tashmë është afër rinovimit për 6 vitet e ardhshme

Phil Foden do të jetë për shumë vite te Man City.

Sport

10/07/2022 19:33

Manchester City po punon për rinovimin e kontratës së Phil Foden dhe tashmë janë afër marrëveshjes.

Anglezi refuzoi një propozim të City, i cili i jepte lojtarit fitime prej 150 mijë funteve në javë.

Tani, siç raportojnë mediat angleze, ‘Citizens’ i kanë ofruar lojtarit 200 mijë funte në javë, përcjell lajmi.net.

Kjo ofertë e ka bindur Phil Foden dhe ai është gati të firmosë kontratën e re.

Oferta e re parashihet ta mbajë lojtarin në ‘Etihad’ edhe për gjashtë vitet e ardhshme. /Lajmi.net/