Foda për mungesën e Rrahmanit: Kemi mjaftueshëm mbrojtës për ta zëvendësuar

Kombëtarja e Kosovës po mban konferencën zyrtare për media, para ndeshjes ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u pyet edhe për mungesën e kapitenit, Amir Rrahmani. “Amir Rrahmani është ndër lojtarët më të rëndësishëm. Ai pati një lëndim në ndeshjen e kaluar. Si kapiten dhe lider…

Sport

07/09/2025 20:04

Kombëtarja e Kosovës po mban konferencën zyrtare për media, para ndeshjes ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u pyet edhe për mungesën e kapitenit, Amir Rrahmani.

“Amir Rrahmani është ndër lojtarët më të rëndësishëm. Ai pati një lëndim në ndeshjen e kaluar. Si kapiten dhe lider i ekipit patjetër do të na mungojë. Kemi mjaftueshëm mbrojtës për ta zëvendësuar kapitenin”, tha Foda.

Kosova përballet me Suedinë nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.