Foda flet për lojtarët e rinj të ftuar në Kombëtare

Franco Foda ka thënë se qëllimi i këtyre miqësoreve është përgatitja për ndeshjet e muajit shtator. Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës ka deklaruar se në ekipin kombëtar ka eufori të madhe pas kalimit në Ligën B të Ligës së Kombeve. “Sigurisht që qëllimi kryesor që do t’ia tregoj edhe ekipit, përkundër se janë ndeshje miqësore…

Sport

01/06/2025 13:03

Franco Foda ka thënë se qëllimi i këtyre miqësoreve është përgatitja për ndeshjet e muajit shtator.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës ka deklaruar se në ekipin kombëtar ka eufori të madhe pas kalimit në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Sigurisht që qëllimi kryesor që do t’ia tregoj edhe ekipit, përkundër se janë ndeshje miqësore duhet të fitohen patjetër ato”.

“Momentalisht kemi një eufori pasi jemi ngritur edhe në Ligën e Kombeve në Ligën B dhe tani kemi nevojë që atë energji që e kemi akumuluar ta vazhdojmë tutje”.

Foda në fund tha se lojtarët e rinj që janë ftuar do të ftohen sërish nëse do të kenë paraqitje të mira.

“Ne do t’i qasemi ndeshjeve në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Kemi ftuar lojtarë të rinj dhe sigurisht që ata nëse do të tregojnë ndeshje të mira do të ftohen sërish”, tha Foda.