Fluturuesi Young

Simulimi i Ashley Young kundër Real Sociedadit është bërë hit në internet, pasi mesfushori i Manchester Unitedit ka filluar të krahasohet me zhytës, dhe karaktere të ndryshëm, përfshirë aktorë. Young fitoi një penallti në pjesën e dytë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve pas ndërhyrjes nga Markel Bergara – e cila u humb nga Robin…

Sport

06/11/2013 11:51

Simulimi i Ashley Young kundër Real Sociedadit është bërë hit në internet, pasi mesfushori i Manchester Unitedit ka filluar të krahasohet me zhytës, dhe karaktere të ndryshëm, përfshirë aktorë.

Young fitoi një penallti në pjesën e dytë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve pas ndërhyrjes nga Markel Bergara – e cila u humb nga Robin van Persie – derisa United barazoi 0-0 në Spanjë.

Kontakti dukej minimal edhe pse menaxheri  David Moyes i ka dalë në mbrojtje Youngut, duke thënë se ai ishte shtyrë. Mirëpo, në rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook janë të shumta fotografitë e publikuara që ngacmojnë Youngun për incidentin duke e paraqitur në poza të ndryshme.

Ish kapiteni i Unitedit, Roy Keane gjatë analizës së tij në televizion theksoi se Young e “mashtroi” gjyqtarin Nicola Rizzoli. Kurse, në deklaratat e tij pas ndeshjes, Moyes i ka dalë në mbrojtje Youngut duke theksuar se ai nuk simuloi, dhe kishte kontakt me Bergaran në momentin e akordimit të penalltisë për Unitedin, që nuk u konkrezitua pas një gabimi të rrallë nga Van Persie.

Sir Alex Ferguson, gjatë aventurës si menaxher i Manchester Unitedit po ashtu kishte paralajmëruar Youngun që t’i jap fund simulimeve.