Fluks i madh në pikën kufitare në Merdar – qytetarët këshillohen të përdorin kalime alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar sot për një fluks jashtëzakonisht të shtuar të qytetarëve dhe automjeteve në Pikën Kufitare të Merdares, duke bërë që pritjet të jenë të gjata në hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës. Përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në Facebook, Qendra ka bërë thirrje për shfrytëzimin e pikëkalimeve…

Lajme

23/08/2025 20:03

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar sot për një fluks jashtëzakonisht të shtuar të qytetarëve dhe automjeteve në Pikën Kufitare të Merdares, duke bërë që pritjet të jenë të gjata në hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.

Përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në Facebook, Qendra ka bërë thirrje për shfrytëzimin e pikëkalimeve të tjera kufitare, ku pritjet janë raportuar të jenë dukshëm më të vogla, transmeton lajmi.net.

“Ju njoftojmë se për shkak të fluksit jashtëzakonisht të shtuar në PKK Merdar, ju inkurajojmë që të përdorni pikëkalimet tjera alternative kufitare, ku pritjet janë dukshëm më të vogla,” thuhet në postim.

Ky fluks pritet të vazhdojë gjatë fundjavës, për shkak të kthimit të mërgimtarëve në vendet e tyre të qëndrimit, pas pushimeve verore në Kosovë. Autoritetet kufitare kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë monitorimin e situatës në kohë reale dhe do të informojnë qytetarët për çdo ndryshim të rëndësishëm./lajmi.net/