Florjan Tabaku, i zhdukur ende për më shumë se dy muaj – familja kërkon ndihmë
Florjan Tabaku, një qytetar nga Shqipëria, i cili u raportua i zhdukur nga familja më 21 tetor, ende nuk është gjetur. Sipas familjarëve, Tabaku është zhdukur gjatë një mbledhjeje gështenjash në zonën kufitare “Qafë Morinë – Gjakovë”, dhe ende nuk ka asnjë informacion rreth vendndodhjes së tij. Fabjon Tabaku, vëllai i të zhdukurit ka bërë…
Lajme
Florjan Tabaku, një qytetar nga Shqipëria, i cili u raportua i zhdukur nga familja më 21 tetor, ende nuk është gjetur.
Sipas familjarëve, Tabaku është zhdukur gjatë një mbledhjeje gështenjash në zonën kufitare “Qafë Morinë – Gjakovë”, dhe ende nuk ka asnjë informacion rreth vendndodhjes së tij.
Fabjon Tabaku, vëllai i të zhdukurit ka bërë thirrje për ndihmë në kërkimin e Florjanit.
“Ju lutemi, na ndihmoni, ende nuk kemi asnjë lajm për vëllain tonë, Florjan Tabaku, i zhdukur që nga 20 tetor 2025 në Qafë Morinë – Tropojë. Çdo ndihmë dhe publikim nga ana juaj është jetik për ne”, tha ai për Klankosova.tv.
Familjarët e Florjanit kanë lënë një numër kontaktues për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij: 0693829918.