Flori Mumajesi dhe Soni Malaj ritakohen pas shumë vitesh

16:40 | 5 Dhjetor 2019

Skena e festivalit “Kënga Magjike” bëri bashkë Flori Mumajesin dhe Soni Malajn.

Mbrëmë (e mërkurë) u mbajt nata e parë gjysmëfinale e këtij edicioni të festivalit “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

Natyrisht, siç e do tradita e këtij festivali, natën e hapi kënga fituese e vitit të kaluar, e që ishte “Plas” nga Flori Mumajesi.

Të pranishëm në “Pallatin e Kongreseve” ishin edhe artistët që do të performojnë në natën e dytë të festivalit, e që është sonte (e enjte).

Mes tyre ishte edhe Soni Malaj, e cila këtë vit po garon me këngën “Shije tradhtie”.

Meqë Flori Mumajesi dhe Soni Malaj vite më parë ishin në lidhje, “Kënga Magjike” bëri që dyshja të ritakohen pas shumë vitesh në një skenë.

Kujtojmë se ky edicion i festivalit “Kënga Magjike” është më i veçantë se edicionet e kaluara, kjo për shkak se këngëtarët këndojnë për të ndërtuar.

Me paratë e biletave synohet që të ndërtohet shtëpia për një familje të prekur nga tërmeti. /Lajmi.net/