Fletëvotimet me logo të shtetit, edhe në veri

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se fletëvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit do ta kenë logon e Republikës së Kosovës në gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe pjesën e veriut.

Lajme

17/05/2014 01:06

Daka në një intervistë për gazetën Epoka e Re, ka thënë se institucioni që ajo drejton do ta bëjë të pamundurën që zgjedhjet e 8 qershorit të jenë të lira dhe demokratike. 

Për ta arritur këtë qëllim ajo ka treguar se i gjithë stafi i KQZ-së është duke punuar me orar të stërzgjatur. 

Ajo ka bërë të ditur se OSBE-ja do ta ndihmojë KQZ-në në këto zgjedhje, por me një rol jashtëzakonisht të vogël në krahasim me rolin që ka pasur në zgjedhjet lokale.