Flet qytetari që shkeli qenin derisa po fliste live në Facebook për Albin Kurtin
Sokol Halili, përkrahës i liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është njohur pas shkeljes së një qeni, derisa ishte live duke ofruar përkrahje për kreun e LVV-së Kurtin, ka thënë se në vitin 2011 kishte votuar 4 herë për Partinë Demokratike të Kosovës.
Lajme
Ai ka thënë se në ato zgjedhje ka përkrahur PDK-në, dhe se ende ka persona që votojnë disa herë për këtë subjekt.
“Në vitin 2011 mu desh të udhëtoj në Zvicër. Ishin zgjedhjet nacionale. E dinë të gjithë komisionarët që unë kam votu 4 herë për PDK-në. 4 herë kam hyrë dhe kam dal. Ka qenë edhe një vëzhgues i Vetëvendosjes, por të katërtën herë ka reaguar. Nuk i përkras Lëvizjes Vetëvendosjes, por në këto zgjedhje e kam parë që në intervistën e kaluar i kam hyrë në hak dhe e kam quajtur organizatë terroristë. Në këto zgjedhje jam i përgatitur për Vetëvendosjen”, ka thënë ai, raporton Gazeta Express.
Halili ka deklaruar se disa persona për 20 euro e 100 euro i shesin edhe familjet e tyre.
Ai ka thënë se qytetarët ende kanë mundësi për të manipuluar.