Flet Ornela, bashkëshortja e Andi Lilës: Ju tregoj pse qau Lila në fushë

Ornela, bashkëshortja e futbollistit Andi Lila, ka sjellë përjetimet e bashkëshortit të saj pas humbjes së ndeshjes.

Sport

17/06/2016 07:52

Ajo tregon telefonatën me Andin pas lojës, duke u shprehur se nuk mund ta fshihte dëshpërimin për humbjen. Çifti prej mëse një viti është bërë prind i Ayan, vogëlushit të tyre.

“Me Andin fola pas humbjes për t’i dhënë pak moral, pasi ishte shumë i dëshpëruar për rezultatin e ndeshjes,” tha Ornela për Summer Pages. “Andi i ndjen shumë ndeshjet e Kombëtares, luan me zemër dhe me një motivim të jashtëzakonshëm. U preka shumë kur e pashë të përlotur dje, por ky është futbolli.”

E pyetur për gditjen që i shoqi mori në fushë, ” ajo tha: “Kur e pashë pak minuta të shtrirë, u tremba shumë, por desh Zoti nuk ishte gjë serioze dhe kur u ngrit, mora frymë lirisht. Por shpresoj dhe besoj shumë për kualifikim. Jam e sigurtë që do të japin më të mirën për të fituar këtë ndeshje,” u shpreh Ornela.