Flet djali i George Floyd, ka një thirrje për të gjithë protestuesit në SHBA

Quincy Mason Floyd, një nga djemtë e George Floyd ka falenderuar të gjithë protestuesit për mbështetjen.

Bota

01/06/2020 09:24

Quincy Mason Floyd, një nga djemtë e George Floyd, mori pjesë në një protestë në Bryan, Teksas të Dielën, sipas CNN, transmeton lajmi.net.

Ai kishte qenë i vogël herën e fundit që pa babanë e tij.

“Të gjithë po vijnë dhe po i tregojnë dashuri,” tha ai. “Zemra ime preket vërtet nga e gjithë kjo.”

Ai dhe motra e tij, Connie Mason, vlerësuan protestat paqësore në Bryan dhe u kërkuan protestuesve në të gjithë vendin që të shmangin dhunën.

Protestat e tjera në të gjithë Texas ishin më pak të qeta. Në Dallas, 76 persona u arrestuan gjatë protestave të dielën, tha Departamenti i Policisë Dallas. /Lajmi.net/