Flaka Krelani e rrezikshme! (FOTO)

Rok këngëtrja e njohur Flaka Krelani ka postuar një fotografi me një revole në dorë, ndërsa ia ka çuar ‘selam’ të gjithë atyre që po sjellin anti vlera në treg

ShowBiz

06/01/2015 12:15

Këngëtarja e njohur Flaka Krelani, në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Instagram’, ka postuar një fotografi ku shihet me një revole në dorë, ndërkaq, karshi fotos ka lënë mbishkrimin.

“Plot njerëz të maskuar që artin e shkatërruan, shumë kollaj në treg vërehen…Bang Bang”, ishte postimi i këngëtares gjakovare. Transmeton lajmi.net

Flaka ka bërë me dije po ashtu se është duke punuar në risi të cilat shumë shpejt do të jenë në duart e publikut. Lajmi.net