Fjala OK feston ditëlindjen e 175-të

Kjo fjalë, për herë të parë në shtyp është paraqitur në \"Boston Morning Post\", në vitin 1839, transmeton AFP.

ShowBiz

22/03/2014 15:48

Njëra prej fjalëve më të popullarizuara në botë – “OK”, që në shqip i bije “në rregull”, nesër feston ditëlindjen e 175-të. Kjo fjalë, për herë të parë në shtyp është paraqitur në “Boston Morning Post”, në vitin 1839, transmeton AFP.

“Mendoj se “OK” duhet të festohet me parada dhe fjalime”, thotë Allan Metcalf, profesor nga Ilinoisi, i cili është ekspert botëror për historinë dhe domethënien e kësaj fjale.

Në librin e tij “OK: The Improbable Story of America`s Greatest Word”, Metcalf shkruan se kjo është fjala më e folur dhe më e shtypur në planet, më e shpeshtë se fjala “Coke” (Coca Cola).

Etimologjikisht, kjo fjalë nuk ka lidhje direkte me latinishten, greqishten ose me ndonjë gjuhë tjetër antike. Fjalori i Oksordit, i hedh poshtë spekulimet se OK rrjedh nga ndonjë shprehje greke ose skoceze.

Në vend të saj, fjalori e favorizon teorinë të cilën e ndan edhe Metcalf – se OK është shkurtesë nga “all correct” nga viti i largët 1830 kur gabimet në fjalë ishin aq të shprehura, sikurse që ndodh sot nga përdorimi i internetit.

Sot, OK përdoret për të shprehur pajtim, miratim, kur e kemi të qartë diçka, ose kur duam të theksojmë diçka, psh: “do të rri këtu, ok?” dhe pothuajse nuk ekziston person në planet që nuk do ta kuptojë këtë fjalë, shkruan AFP.

(KultPlus.com)