Fitores së Majlindës i gëzohen edhe malazezët e Kosovës: Je heroina e Kosovës
“Dua të besoj që secili qytetar i Kosovës sonte feston dhe gëzohet pa marrë parasysh në përkatësinë e tij etnike”, thekson Vujiçiq, transmeton lajmi.net.

Lajme
Edhe malazezët e Kosovës i kanë uruar Majlinda Kelmendit medaljen e artë në Rio.
Sllobodan Vujiçiq, kryetar i shoqatës së malazezëve të Kosovës, përmes një kumtese për media, thotë se malazezët autotentik të Kosovës sonte janë të gëzuar dhe krenar për medaljen tonë të parë olimpike të fituar nga Majlinda Klemendi.
“Dua të besoj që secili qytetar i Kosovës sonte feston dhe gëzohet pa marrë parasysh në përkatësinë e tij etnike”, thekson Vujiçiq, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, kjo është e arritur e madhe dhe historike për shtetin e Kosovës. “Të rinjtë e kanë idhullin e tyre, kurse Kosova e ka heroin e saj të madh, e ka Majlinda Kelmendin e artë. Me fat dhe faleminderit e madhja Majlinda Kelmendi”, thekson në fund ai. /Lajmi.net/