Fitore për Prishtinën e Re, Prishtinën dhe Ferizajn, barazim në Skenderaj
Prishtina e Re e ka mposhtur Malishevën, Prishtina ka fituar ndaj Dukagjinit, Ferizaj e ka mundur Dritën, ndërsa Drenica dhe Llapi kanë barazuar. Të dielën janë zhvilluar katër ndeshjet e para të xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll. Në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, Prishtina e Re ka debutuar me fitore bindëse 0-4 ndaj skuadrës vendase.…

Sport
Prishtina e Re e ka mposhtur Malishevën, Prishtina ka fituar ndaj Dukagjinit, Ferizaj e ka mundur Dritën, ndërsa Drenica dhe Llapi kanë barazuar.
Të dielën janë zhvilluar katër ndeshjet e para të xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, Prishtina e Re ka debutuar me fitore bindëse 0-4 ndaj skuadrës vendase. Toni Gomes ka shënuar dy gola (47’, 57’), ndërsa Lorik Dobratiqi (76’) dhe Abdoul Zoungrana (78’) e kanë vulosur triumfin.
Në Klinë, Prishtina ka arritur fitore të ngushtë 2-3 ndaj Dukagjinit.
Ilievski dhe Baftiu kanë shënuar golat e parë për kryeqytetasit, por vendasit e kanë barazuar me Maliqin dhe Sinanin. Në vazhdim Prishtina ka shënuar sërish përmes veliut dhe ka siguruar tri pikë të plota.
Në Ferizaj, skuadra vendase e ka nisur sezonin me fitore minimale 1-0 ndaj Dritës, falë golit të Berishës.
Ndërkohë, në Skenderaj, përballja mes Drenicës dhe Llapit është mbyllur pa gola.
Nga xhiroja e parë ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit.