Fitore e vështirë e Realit

Real Madrid fitoi  me shumë vështirësi në udhëtim te Valencia me rezultat 3:2. Los Blancos morën pikë të plota nga Mestalla por shumë më vështirë se që pritej, duke pasur parasysh formën jo të mirë të kundërshtarit. Angel Di Maria e kaloi Realin në epërsi pas 28 minutash lojë, por Pablo Piatti e barazoi rezultatin…

Sport

22/12/2013 22:03

Real Madrid fitoi  me shumë vështirësi në udhëtim te Valencia me rezultat 3:2. Los Blancos morën pikë të plota nga Mestalla por shumë më vështirë se që pritej, duke pasur parasysh formën jo të mirë të kundërshtarit.

Angel Di Maria e kaloi Realin në epërsi pas 28 minutash lojë, por Pablo Piatti e barazoi rezultatin për vendasit vetëm gjashtë minuta më vonë.

Mirëpo, Cristiano Ronaldo e rikthey Realin në epërsi para përfundimit të pjesës së parë. Valencia u kundërpërgjigj sërish. Jeremy Mathieu barazoi rezultatin pas pak më tepër se një ore lojë.

Kurse, pikët e plota për Realin i siguroi i riu Jese Rodriguez me golin e tij në minutën e 82-të. Me këtë fitore, gjiganti madrilen mbetet pesë pikë prapa dyshes së liderëve, Barcelona dhe Atletico Madrid.