Fitore e vështirë e Barcelonës (Video)

Barcelona ka arritur të shënojë fitore të vështirë në shtëpi kundër Villarealit, pasi ka qenë dy herë në disavantazh edhe pse në fund i mori tri pikë, pasi e mposhti me rezultat 3-2.

Sport

01/02/2015 22:51

Cheryshev në minutën e 30’ shënon për të kaluar Villarealin në epërsi para se Neymar në minutën e 45’ të shënojë për të barazuar rezultatin.

Vietto e kalon (51’) përsëri skuadrën e tij në epërsi, para se Barcelona ta përmbysë rezultatin me Rafinhan 53’ dhe Messin 55’.

Me këto tre pikë, Barcelona është në kuotën e 50 pikëve, një më pak se Reali që është në vendin e parë por që ka një ndeshje më pak se Blaugranët.

Video