Fitore e rëndësishme e Chelseas (Video)

Skuadra e Jose Mourinhos, Chelsea ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te skuadra e Aston Villas, të cilën e mposhti me rezultat të ngushtë, 2-1.

Sport

07/02/2015 17:55

Ndeshja fillon mirë për Blutë e Londrës. Në minutën e 8’ të përballjes, Hazard shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Sidoqoftë, në minutën e 48’ Okore shënon për të barazuar rezultatin, para se Ivanovic në minutën e 66’ të shënojë përsëri për Chelsean.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho është lider në tabelën e Premier Ligës me plotë 56 pikë të grumbulluara nga 24 takime të luajtura deri tani.

Video