Fitore dramatike e Romës ndaj Lecces – Ramadani me shokë rezistojnë vetëm në kohën e rregullt

Roma ka shënuar fitore dramatike në ndeshjen kundër Lecces, në kuadër të xhiros së 11-të kampionale në Serie A. Giallorossi triumfoi 2:1 ndaj Lecces me përmbysje në rezultat, në stadiumin “Olimpico” në kryeqytetin italian, shkruan lajmi.net. Roma kishte mundësi të artë të kalonte në avantazh tek në minutën e pestë, por Lukaku dështoi nga penalltia.…

Sport

05/11/2023 20:00

Roma ka shënuar fitore dramatike në ndeshjen kundër Lecces, në kuadër të xhiros së 11-të kampionale në Serie A.

Giallorossi triumfoi 2:1 ndaj Lecces me përmbysje në rezultat, në stadiumin “Olimpico” në kryeqytetin italian, shkruan lajmi.net.

Roma kishte mundësi të artë të kalonte në avantazh tek në minutën e pestë, por Lukaku dështoi nga penalltia.

Goli i parë në këtë takim u arrit në minutën e 72-të, kur Almqvist kaloi Leccen në epërsi.

Shifrat i baraspeshoi Azmoun për Romën në minutën e parë shtesë.

Ndërkaq, atë që nuk e bëri në minutën e pestë, Lukaku e arriti në minutën e gjashtë shtesë kur shënoi golin e fitores për Romën.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani u aktivizuar për 90 minuta për mysafirët. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77-të.

Roma me këtë fitore është në vendin e tetë me 17 pikë, ndërkohë Lecce zë pozitën e 11-të me 13 pikë./Lajmi.net/