Fiton Interi, nuk luan Shaqiri

Interi ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4-3 në miqësoren e parë të zhvilluar në këto përgatitje parasezonale, ndaj skuadrës gjermane, Stuttgart Kickers.

Sport

11/07/2015 20:00

Pjesa e parë përfundoi me epërsi prej katër golave të skuadrës së Interit, ku golashënuesit ishin Palacio 3’ 10’ Brozovic 23’ dhe Icardi 29’.

Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe me atë të parën, pasi në këtë pjesë shpërtheu skuadra gjermane.

Gjermanët arritën të shënonin tre gola, Fischer 54’ 85’ dhe Segna 90.

Në këtë takim luajti disa minuta blerja e re e Interit, Kondogbia, ndërsa Shaqiri nuk u paraqit fare në fushë, që lë të nënkuptohet që ai mund të largohet nga Interi gjatë kësaj vere.