Fishekzjarret shembin 11-katëshin!
Shumë njujorkezë e kanë përcjellë shembjen e një hoteli njëmbëdhjetëkatësh të shoqëruar me fishekzjarre.

Lajme
Hoteli i ndërtuar në vitin 1920 u shkatërrua me eksploziv TNT të vendosur kudo nëpër ndërtesë, ndërkohë që menjëherë pas pastrimit, është planifikuar fillimi i një projekti të ri (ndërtimi i një hoteli të ri) në vlerë prej 66 milionë dollarësh amerikanë.
Rrugët u bllokuan disa orë përpara shpërthimit të kontrolluar të eksplozivit të vendosur nëpër ndërtesë, ndërkohë që në momentin e shkatërrimit, kompania që shembi hotelin, u kujdes që kureshtarëve që shikonin nga ndërtesat e larta, t’ua përgatis edhe nj shfaqje me fishekzjarre shumëngjyrëshe.