Fiorentina pëson debakël nga Napoli në “Diego Armando Maradona Stadium”

Napoli e ka deklasuar Fiorentinën me rezultat të thellë në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.

Sport

17/01/2021 14:22

Napoli ka deklasuar Fiorentinën në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A, ata e filluan takimin fuçishëm, duke shënuar plotë katër gola në pjesën e parë, transmeton  lajmi.net.

Fillmisht ishte kapiteni, Lorenzo Insigne i cili zhbllokoi rezultatin në minutën 5′. Duke u ndjekur nga Demme në minutën e 36′ i cili shënoi për rezultatin 2-0.

Pas vetëm dy minutash, në skenë doli Hirving Lozano i cili shënoi në minutën e 38′. Në minutën e 45′ goditjen e fundit për pjesën e parë e dha Piotr Zielinski i cili shënoi për rezultatin 4-0.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të Napolit.

Pjesa e dytë filloi me lojë të mirë, në minutën e 72′ u akordua penalti në favor të Napolit, të cilën e konkretizoi Lorenzo Insigne, dhe shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Amir Rrahmani qëndroi në bankën rezervë, por u inkuadrua në minutën e 79′ të ndeshjes.

Goditjen përfundimtare për Napolin e dha, Politano, i cili shënoi në minutën 89′ për rezultatin 6-0.

Ndeshja përfundoi me dominim absolut të Napolit, tani ata qëndrojnë në pozitën e tretë me 34 pikë total./Lajmi.net/