Fiorentina, ofertë Kasamit

Skuadra e Fiorentinës ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e mesfushorit shqiptar, Pajtim Kasami, gjatë kësaj vere nga Olympiakosi.

Merkato

08/08/2015 10:35

Mediumet italiane kanë njoftuar se Fiorentina i ka ofruar ekipit grek një dëmshpërblim prej 3 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Kasamit, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori 23-vjeçar, shihet si përforcim ideal te Fiorentina, e cila ka bërë gati një kontratë pesëvjeçare për të. Kasami verën e shkuar u transferua te Olympiacosi nga Fulhami dhe te ekipi grek tregoi paraqitje të mira, duke fituar titullin dhe kupën e Greqisë.

Ai ka kontratë me Olympiacosin deri në verën e vitit 2018 kurse edicionin e shkuar ka shënuar pesë gola në 36 paraqitje. Kasami është reprezentues i Përfaqësueses së Zvicrës.