Finalistët për Topin e Artë

Lexuesit e Marca.com kanë përzgjedhur tre finalistët për Topin e Artë të FIFA-së për vitin 2013. Cristiano Ronaldo, Franck Ribery dhe Lionel Messi kanë marrë numrin më të madh të votave para shpalljes së fituesit më 13 janar të vitit të ardhshëm. Ylli i Real Madridit kryesoi me 17.8 përqind të votave, në mesin e…

Sport

31/10/2013 19:32

Lexuesit e Marca.com kanë përzgjedhur tre finalistët për Topin e Artë të FIFA-së për vitin 2013. Cristiano Ronaldo, Franck Ribery dhe Lionel Messi kanë marrë numrin më të madh të votave para shpalljes së fituesit më 13 janar të vitit të ardhshëm.

Ylli i Real Madridit kryesoi me 17.8 përqind të votave, në mesin e 23 futbollistëve që janë përzgjedhur nga FIFA në rrethin e gjerë të garës për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë. Kurse, në sondazhin e Marcas janë grumbulluar 91.461 vota.

Pas Ronaldos me përqindje të barabartë kanë dalë mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi me 16.8%.

Pas ‘treshes finale’ doli një tjetër anëtar i Barcelonës, mesfushori Andres Iniesta me 11.8% të votave.