Filmohet duke i vjedhur veturën, i kthen mbrapsht gjërat e vjedhura (Video)
Në Melbourne të Australisë, një hajn u kap mat duke i vjedhur veturën një personi tjetër.
Fun
Pronari, afrohet tek vetura e tij dhe e filmon duke e kryer aktin e vjedhjes hajdutin i cili tashmë gjendej brenda veturës, transmeton lajmi.net.
“Ajo është vetura ime”, dëgjohet duke i thënë pronari, ndërkaq hajduti del ngadalë nga makina.
“Ajo është vetura ime dhe çfarëdo që më ke marrë ma kthe, cila është arsyeja që ke hyrë në veturën time”, i drejtohet pronari.
Një herë ai insiston se nuk ka marrë asgjë dhe pretendon se ka hyrë gabimisht duke menduar se është vetura e shokut të tij, por përfundimisht ai e detyron t’i kthej mbrapsht të gjitha gjërat.
Ai i kthen iPodin dhe shumë gjësende tjera që i kishte vjedhur ./lajmi.net