Filmi që të gjithë po e shajnë, rekorde shikimesh në kinema (VIDEO)

"Suicide Squad" ka arritur të mbledhë shumën kolosale të parave prej 135.1 milionë dollarësh që në fundjavën e parë të shfaqjes.

ShowBiz

09/08/2016 00:02

Kritikët e filmave e kanë ‘shkatërruar’ filmin e shumëpritur me anti-heronjtë e DC, duke e vlerësuar me nota shumë të ulëta.

Kjo është pritur të ketë ndikim edhe te shikuesit, por fansat e vërtetë kanë dashur ta shikojnë dhe të gjykojnë vetë nëse filmi është i mirë ose jo, përcjellë lajmi.net.

“Suicide Squad” vetëm në Amerikë gjatë kësaj fundjave ka arritur të mbledhë 135.1 milionë dollarë, duke thyer kështu rekordin për hapjen më fitimprurëse që a pasur ndonjë film ndonjëherë në muajin gusht./lajmi.net

YouTube player