Filmi “Një pikë gjaku” do të prezantohet në Kore të Jugut

'Një pikë gjaku' nga Bekim Guri do prezantohet në 'Seoul International Extreme-Short Image&Film Festival (SESIFF)'

ShowBiz

08/07/2015 18:45

Filmi i metrazhit të shkurtër “Një pikë gjaku”, i regjisorit, Bekim Guri ka marrë tashmë ftesën e parë për pjesëmarrje në festival dhe pikërisht Seoul International Extreme-Short Image&Film Festival (SESIFF) që mbahet në Kore të Jugut është nikoqiri i këtij filmi.

Këtë pjesëmarrje e ka konfirmuar për KultPlus edhe regjisori i këtij filmi, Bekim Guri i cili ka shpjeguar se ky festival do të fillojë më 17 dhe do të mbyllet më 22 shtator të këtij viti.

Në film me rolet e tyre paraqiten aktoret: Ilira Vinca, Maylinda Kasumoviq dhe Fitore Broqi./KultPlus