Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi
Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me aktorin Astrit Kabashi në rolin kryesor, ka fituar çmimin kryesor në Festivalin e Filmit Sundance, një nga festivalet më prestigjioze dhe më konkurruese në botë. Ky është çmimi i dytë i fituar brenda gjashtë viteve, duke e konfirmuar sukesin e kinematografisë shqiptare në arenën ndërkombëtare. “Shame…
Lajme
Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me aktorin Astrit Kabashi në rolin kryesor, ka fituar çmimin kryesor në Festivalin e Filmit Sundance, një nga festivalet më prestigjioze dhe më konkurruese në botë.
Ky është çmimi i dytë i fituar brenda gjashtë viteve, duke e konfirmuar sukesin e kinematografisë shqiptare në arenën ndërkombëtare.
“Shame and Money” u vlerësua për qasjen e tij artistike dhe rrëfimin e fuqishëm, ndërsa interpretimi i Astrit Kabashit mori vëmendje të veçantë nga juria.