Filmat më të pritur të korrikut
Vera e vitit 2015 po del të jetë më e suksesshmja për box officen amerikan.
ShowBiz
‘Jurassic World’ nuk ka të ndalur ndërsa suksesi më i fundit nga Pixar ‘Inside Out’ gjithmonë i qëndron afër, pa përjashtuar as pjesën e dytë të ‘Avengers‘ nga Marvel, transmeton Lajmi.net.
Disa nga titujt që pritet të përcjellin suksesin e këtyre filmave pritet të dalin këtë muaj, duke përfshirë filmin më të ri të ‘Terminator’, ‘Ant-Man’ nga Marvel dhe pjesa e pestë e ‘Mission Impossible’.
Më pas, edhe pjesa e dytë e filmit ‘Magic Mike’, filmi i animuar i derivuar nga Despicable Me, ‘Minions’, filmi i radhës nga libri i autorit John Green, ‘Paper Towns’ dhe filmi shumë i pritur ku aktron edhe Rita Ora, ‘Southpaw’.
Terminator: Genisys (1 korrik)
Magic Mike XXL (1 korrik)
Amy (3 korrik)
Minions (10 korrik)
Ant-Man (17 korrik)
Trainwreck (17 korrik)
Pixels (24 korrik)
Paper Towns (24 korrik)
Irrational Man (24 korrik)
Southpaw (31 korrik)
Premierat e disa prej këtyre filmave do të keni mundësi t’i përcillni edhe në Kino ABC në Prishtinë. (Lajmi.net)