Film i ri i ‘Transformers’ rekorde që në javën e parë

Pjesa e katërt e filmave Transformers, ‘Age of Extinction’ ka mbledhur plot 100 milionë dollarë që javën e parë të shfaqjes dhe 301.3 milionë në gjithë botën.

ShowBiz

30/06/2014 12:43

Filmi ‘Transformers: Age of Extinction’ është bërë filmi me hapje më të suksesshme për këtë sezon filmash. Ai ka arritur të mbledhë plot 100 milionë dollarë në Amerikën Veriore dhe 301.3 milionë në mbarë botën.

Tramsformers ka arritur një sukses shumë të madh, marrë parasysh ritikat jo të mira që ka marrë nga kritikë dhe filmdashës të shumtë, dhe pritet të shikohet ende sipas drejtuesve të box office, sidomos në ditën e 4 korrikut.

Filmi nga Michael Bay ka protagonist aktorin Mark Whalberg, pasi aktori i tri filmave të parë, Shia LaBeouf është përjashtuar pas skandaleve të njëpasnjëshme që ka bërë dhe është duke bërë ende. Është pjesa e katërt e tregimit për autobotët në krye me Optimus Prime dhe Bumble Bee të cilët kanë zbritur në tokë për të shpëtuar tokën dhe njerëzit nga rivalët e të re të vjetër.

Edhe në Kinë filmi ka vendosru rekordin si filmi me hapjen më të mirë në histori të kinemave Kineze, me plot 90 milionë dollarë.

Në anën tjetër, larg autobotëve, filmi komedi ’22 Jump Street’ ka arritur që të marrë vendin e dytë në javën e tretë të shfaqjes dhe deri tani ka mbledhur 140 milionë në arkat filmike amerikane.

Ndërkohë në Brazil, kampionati botëror nuk po ndikon aspak keq në shikueshmërinë e filmave, përkundrazi, shikuesit janë shtuar dhe me këtë rast filmi ‘The Fault in Our Stars’ po mbledh shuma të majme si asnjë film më parë.