Fillon votimi për dorëheqjen e Abdixhikut, po mbahet në mënyrë të fshehur

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, po mbahet aktualisht votimi për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku. Fillimisht ishte planifikuar që dorëheqja të miratohej me votim të hapur, por siç mëson Sinjali votimi po zhvillohet në mënyrë të fshehur. Abdixhiku ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen para delegatëve të partisë, duke theksuar se vendimi përfundimtar…

Lajme

31/01/2026 16:12

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, po mbahet aktualisht votimi për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Fillimisht ishte planifikuar që dorëheqja të miratohej me votim të hapur, por siç mëson Sinjali votimi po zhvillohet në mënyrë të fshehur.

Abdixhiku ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen para delegatëve të partisë, duke theksuar se vendimi përfundimtar tani është në duar të këtij forumi.