Fillon takimi mes Hanrahan dhe Kurtit – po zhvillohet në rezidencën e ambasadës amerikane
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë. Në kuadër të kësaj vizite, Hanrahan është në takim momentalisht me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, transmeton lajmi.net. Takimi po mbahet në rezidencën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në…

Lajme
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.
Në kuadër të kësaj vizite, Hanrahan është në takim momentalisht me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, transmeton lajmi.net.
Takimi po mbahet në rezidencën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ku është organizuar një darkë pune nga e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati
Vizita e zyrtarit të lartë të DASH-it vjen në një kohë të ndjeshme politike në Kosovë, dhe synon të thellojë bashkëpunimin dypalësh, me fokus te stabiliteti rajonal, siguria dhe reformat demokratike./lajmi.net/