Fillon prodhimi i iPhone 7

Apple duket se ka filluar prodhimin e modelit të ri 4.7 inç iPhone 7.

Auto & Tek

20/06/2016 03:10

Gazetari Steve Hemmerstoffer ka shkruar në Twitter se prodhimi i modelit të ri të Apple tashmë ka filluar në fabrikën e quajtur Pegatron.

“Pordhimi i #iPhone 7 4.7 inç ka filluar ngadalë në fabrikën Pegatron (aty ku modeli 5.5 inç nuk do të prodhohet)”, shkroi ai.

Pegatron është një nga partnerët kryesor të Apple për prodhimin e iPhone, së bashku me Foxconn.

iPhone 7 pritet të lansohet nga Apple në shtator. Dhe sipas thashethemeve të fundit, celulari pritet të ketë dy kamera dhe një hapsëri prej 256GB./express