Figo s’e ka asnjë dyshim: Ky futbollist e fiton Topin e Artë (FOTO)

Luis Figo nuk ka asnjë dyshim se Cristiano Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë.

Sport

04/11/2016 18:45

Ish lojtari i Barcës, Realit dhe Interit, mendon se bashkëvendësi i tij e meriton këtë çmim.

Ronaldo këtë vit mbetet pretendent kryesor për çmimin Topi i Artë, pas triumfit në Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Euro 2016 me Portugalinë.

“Cristiano do ta fitojë atë, nuk ka dyshime”, deklaroi Figo, përcjell lajmi.net.

“Ai gjithmonë luan mirë, ai nuk mund të shënojë gjithmonë nga dy apo tre gola, por gjithmonë është në formë të mirë. Performancat mund t’i analizoni sipas golave apo paraqitjeve të futbollistëve. Nuk e di, por Ronaldo gjithmonë është zgjidhja”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.