Figo: Është e pamundur që Messi të bëjë të njëjtën gjë siç bëra unë para 20 viteve

Luis Figo nuk pret që Leo Messi të ndjekë hapat e tij dhe të kalojë tek Real Madridi.

Sport

23/08/2020 20:05

Ish-futbollisti portugez u bë i urryer nga tifozët e Barcelonës, pasi kaloi tek Real Madridi në vitin 2000.

Tani ka zëra se Mesi mund të largohet nga skuadra katalanase dhe thashethemet për një kalim tek Real Madridi nuk përjashtohen.

“Këtë vit është e pamundur për një klub që të paguajë klauzolën e Messit. Nëse jo e pamundur është shumë e vështirë për një ekip për të përballuar rrogën e tij”.

”Mendoj se është e pamundur që Messi të bëjë të njëjtën gjë siç bëra unë para 20 viteve”, përfundoi Figo. /Lajmi.net/