Fifi për Bekim Lumin: Nëse dikush besoi në mua, ishte ti!

Dje ndërroi jetë regjisori i njohur shqiptar, Bekim Lumi.

ShowBiz

31/07/2018 08:41

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, prej dy vitesh u përball me sëmundjen e rëndë të kancerit, shkruan lajmi.net.

Vdekja e hershme e Lumit ka tronditur opinionin, telegrame ngushëllimi kanë shprehur politikanë e artistë të njohur të vendit.

Këngëtarja Filloreta Raçi ka shkruar disa fjalë për regjisorin e ndjerë, duke u lutur që shpirti i tij të prehet në paqe.

“Nese najher dikush besoj n’mu, je kon ti profa Bekë. T’u prehte shpirti ne paqe”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/