Fifi largohet nga ‘dhoma e dënimeve’, Graniti e pret me përqafime të ngrohta

Fifi dhe Graniti u ribashkuan pas 2 dite larg njëri-tjetrit.

ShowBiz

14/10/2021 15:08

Fifi tashmë është njëra nga banoret më të komentuara të “Big Brother VIP”, e cila po merr vëmendje të madhe nga publiku, shkruan lajmi.net.

Graniti konkurrenti tjetër nga Kosova së bashku me Fifin tashmë janë duke u përfolur më tepër pas afrimitetit të tyre të shpejtë, Fifi.

Fifi ishte një ndër banorët e dënuar dhe u duhej të qëndronin në një pjesë të shtëpisë pa u larguar nga aty për dy ditë.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme ata u ribashkuan me pjesën tjetër të banorëve dhe Fifi dhe Graniti dukeshin tejet të lumtur për të kaluar kohë afër njëri tjetrit përsëri, dyshja sapo u takuan filluan t’i dhuronin njëri tjetrit përqafime e fjalë të ëmbla./Lajmi.net/

YouTube player