FIFA zyrtarizon lejen

Sipas artikullit 83 të statutit të FIFA’së, Komiteti Ekzekutiv i FIFA’së ka të drejtë të autorizojë anëtarë të FIFA’së të luajnë miqësore kundër ndonjë Përfaqësuese që nuk është anëtare, siç është rasti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Pas një serie takimesh që kanë marrë pjesë nga viti 2012, Komisioni i Urgjencës ka konfirmuar…

Sport

13/01/2014 16:11

Sipas artikullit 83 të statutit të FIFA’së, Komiteti Ekzekutiv i FIFA’së ka të drejtë të autorizojë anëtarë të FIFA’së të luajnë miqësore kundër ndonjë Përfaqësuese që nuk është anëtare, siç është rasti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Pas një serie takimesh që kanë marrë pjesë nga viti 2012, Komisioni i Urgjencës ka konfirmuar sot, 13 janar 2014, modalitetet e caktuara për ndeshjet miqësore përfshirë klubet dhe skuadrat përfaqësuese të Kosovës.

Propozimi u paraqit në Komitetin Ekzekutiv të FIFA’së pas një serie takmish mes Presidentit të Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karadzic, presidentit të FFK’së, Fadil Vokrri dhe presidentit të FIFA’së, Sepp Blatter më 10 janar të këtij muaji.

Modalitetet që do të hyjnë në fuqi menjëherë:

– Asociacionet anëtare të FIFA’së mund të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare me klubet dhe ekipet Përfaqësuese nga FFK.

– Klubet dhe ekipet Përfaqësuese të FFK’së nuk duhet të shfaqin simbole kombëtare (flamuj, emblema, e të tjera) të ketë himn kombëtar. Mirëpo, ata mund të mbajnë ose shfaqin fanellë me emrin ‘Kosovo’ si dhe simbolin e një ylli ‘fusnotë’ tek shkronja ‘o’ e emrit ‘Kosovo’.

– Klubet dhe ekipet Përfaqësuese të FFK’së nuk mund të luajnë ndeshje zyrtare ose kualifikuese përderisa FFK të mos jetë anëtare e FIFA’së.

– Klubet dhe ekipet Përfaqësuese të FFK’së nuk mund të luajnë ndeshje kundër klubeve dhe ekipeve Përfaqësuese nga ndonjë shtet nga ish-Jugosllavia, deri në afat të pacaktuar.

– Ndeshjet miqësore ndërkombëtare përfshirë klubet dhe ekipet Përfaqësuese nga FFK mund të zhvillohen në territorin e Kosovës me kusht që FIFA është e informuar me shkrim së paku 21 ditë para secilit takim. FIFA më pas do të informojë Federatën e Futbollit të Serbisë.

– Qdo lloj shkelje e këtij vendimi do t’i referohet FIFA’së dhe marrëveshja aktumatikisht do të përfundojë.

“Vendimi i marrë nga Komisioni i Urgjencës së FIFA’së përfaqëson një përkrahje të madhe për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe edhe njëherë konfirmon fuqinë e jashtëzakonshme të sportit që i bashkon njerëzit”, deklaroi presidenti i FIFA’së, Sepp Blatter.