FIFA dënon rëndë ish-presidentin e Federatës spanjolle për skandalin seksual

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka pezulluar nga të gjitha detyrat për tre vjet ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales. Gjatë pezullimit, ai nuk mund të kryejë asnjë funksion në organet kombëtare apo ndërkombëtare të futbollit, njoftojnë mediat spanjolle, përcjell lajmi.net. Shkak i pezullimit është bërë skandali seksual në finalen e Botërorit për femra.…

Sport

30/10/2023 12:56

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka pezulluar nga të gjitha detyrat për tre vjet ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.

Gjatë pezullimit, ai nuk mund të kryejë asnjë funksion në organet kombëtare apo ndërkombëtare të futbollit, njoftojnë mediat spanjolle, përcjell lajmi.net.

Shkak i pezullimit është bërë skandali seksual në finalen e Botërorit për femra.

Kujtojmë se gjithçka ndodhi gjatë ceremonisë së medaljes së artë për femrat spanjolle, kur Rubiales puthi pa dëshirën e saj mesfushoren e kombëtares Jenni Hermoso.

Hermoso, përndryshe një legjendë e futbollit spanjoll, tha më vonë gjatë një transmetimi live në Instagram se nuk i pëlqente lëvizja e Rubiales.

Por presidenti nuk u ndal me kaq. Gjatë festës në dhomën e zhveshjes, ai përqafoi Hermoson dhe i tha: “Unë dhe ti do të martohemi në Ibiza”.

Hermoso ka bërë edhe një kallëzim zyrtar në prokurori ndaj Rubiales, i cili më pas dha dorëheqjen nga të gjitha postet./Lajmi.net/