FIFA BEST: Mendy portieri më i mirë i vitit

Edouard Mendy është shpallur portieri i vitit.

Sport

17/01/2022 19:28

FIFA sonte ka zgjedhur portierin më të mirë të vitit dhe ky çmim i ka takuar portierit të Chelsea, Edouard Mendy, përcjell lajmi.net.

Mendy fitoi Champions League me skuadrën e tij dhe kjo ishte një shtysë e madhe për të në këtë garë.

Në 50 ndeshje, Mendy ka mbajtur 29 herë portën e paprekur dhe ka pranuar 27 gola.

Superkupa, Champions League, portieri i vitit në Champions League ishin trofetë që fitoi para këtij çmimi sonte. /Lajmi.net/